Publication: 
2015

Inkubatori i Biznesit Korçë, është një përpjekje thelbësore e Bashkisë Korçë, A.R.ZH. Korçë, dhe disa patnerëve të tjerë lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur bizneset për të rinjtë e për të krijuar vende të reja pune.

Inkubatorët e Biznesit përshpejtojnë zhvillimin e suksesshëm të kompanive të inkubatorit duke ofruar burime dhe shërbime mbështetëse biznesi.

Si realizohet kjo?

Brenda programit prej 24 muajsh, ne u sigurojmë rreth 25 të rinjve me potencial sipërmarrës një sërë masash mbështetëse për të përmirësuar performancën e tyre. Është përgjegjësia e inkubatorit tu sigurojë sipërmarrësve të rinj, shërbime këshilluese, asistencë teknike, ambjente të përshtatshme për biznes, shërbime dhe pajisje zyre, shërbim për të gjithë banorët si salla mbledhjesh, parking, recepsion, etj.

Inkubatori i Biznesit Korçë, ofron një program trajnimi dhe mentorimi të orientuar nga praktika për pjesëmarrësit, i cili i përgatit ata për statusin e tyre sipërmarrës. Falë forcimit të njohuritë e tyre, ata do të jenë të përgatitur të evitojnë dështimet dhe do u jepet mundësia për të testuar drejtimin e një biznesi. Ata mund të përfitojnë informacion mbi sipërmarrjen, financën, ligjet dhe jo ekskluzivisht në kuadrin e trajnimit por mund të bëhen subjekt i një programi mentorimi sipas nevojave. Mentorët ndihmojnë personat të cilët janë të aftë të sigurojnë ndihmë reale ekonomike, ligjore si dhe mbi marketingun dhe zotërojnë eksperiencë domethënëse dhe njohuri që kanë lidhje me çështjet burokratike që janë të nevojshme për menaxhimin e biznesit.

Kush mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e I.B.K.?

Mund të aplikojë kushdo i cili ka një plan për fillimin e projekti biznesi, që ka kualifikimin e nevojshëm.

  • Mosha e sipërmarësve të rinj 18 – 29 vjeç.
  • Të jenë të rregjistruar në qytetin e Korçës ose në rajonin e Korçës;
  • Të krijojnë vende të reja pune, veçanërisht për banorët e qytetit të Korçës apo rajonit.

Ne mund të mbështesim biznese të teknologjikë dhe jo të teknologjisë, por gjithmonë do të jenë biznese shërbimi.

Sipërmarrësit në I.B.K. duhet të regjistrojnë biznesin e tyre në zbatim të legjislacionit përkatës në fuqi. 

Mënyra e aplikimit

Një proces aplikimi dhe përzgjedhje është pjesë e çdo programi inkubatorësh. Qëllimi i këtij procesi është përzgjedhja e profilit të bizneseve të cilat janë të përshtatshme për tu zhvilluar nga I.B.K.

1.      Për personin:

  • CV.
  • Formulari i aplikimit.
  • Aplikanti duhet të zotërojë një plan biznesi inovativ (të ketë një ide biznesi të përcaktuar dhe të zhvilluar mirë).

Do konsiderohet avantazh nëse,

  • Aplikanti  ka  eksperienca sipërmarrëse të mëparëshmë.
  • Ai ka punuar në sipërmarrje të suksesshmë (shembuj pozitivë sipërmarrjeje).

Karakteristikat personale:

  • Aplikanti duhet të jetë i motivuar për hyrë në inkubatorin e biznesit dhe arritjen e qëllimeve të veta.
  • Aplikanti duhet të ketë një profil sipërmarrësi. (Ai duhet të përfaqësojë idenë e vet të biznesit dhe të ketë aftësi të mira organizative dhe menaxhuese. Ai duhet të përshtatet shpejt me situata të ndryshme, të ketë aftësi të mira për të planifikuar dhe organizuar biznesin).
  • Aplikanti duhet të jetë në gjendje të punojë në grup.
  • Aplikanti duhet të jetë personi që pranon kërkesat e ofruara nga inkubatori i biznesit, që kupton se puna e tij ndihmohet nga një mentor dhe është i gatshëm të marrë pjesë në trajnim.
  • Duhet të ketë bazat e nevojshme financiare.

2.      Përsa i përket aktivitetit (llojet e krijuara brenda inkubatorit):

Avantazhet:

  • Produkti që do krijohet ose shërbimi që do të sigurohet duhet të jetë unik, inovativ dhe më i mirë se ai i konkurrentit.
  • Do të konsiderohet si avantazh nëse aplikuesi ka për qëllim të fillojë një biznes në fushën e bujqësisë, industrisë ushqimore, turizmit ose energjisë së rinovueshme.
  • Ideja e projektit duhet të jetë e realizueshme në vend.
  • Tregu i synuar duhet të jetë i madh ose të tregojë shenja rritjeje në të ardhmen.

Përjashtohen aktivitetet të cilat:

  • Nuk janë të tregtueshme ose të arritshme.
  • Nuk përputhen me kodin e etikës të inkubatorit.
  • Nuk kërkojnë punësimin e stafit për të përmbushur nevojat e aktivitetit por lejohet nën-kontraktimi.
  • Aplikanti nuk zotëron mbështetjen e mjaftueshme financiare për të hapur biznesin e tij.
  • Përfshijnë shërbimet e kujdesit shëndetësor.
  • Janë aktivitete që përfshijnë ndërtimin dhe përdorimin e gjerë të materialeve.
  • Janë biznese që supozohet se nuk kanë kërkesë.
  • U përkasin kategorive të këshillimit financiar apo ndërmjetësimit.
  • Përfshijnë aktivitete bastesh, loto, etj si këto.
  • Janë biznese sigurimesh, agjente, etj.
  • Përfshijnë shërbime dhënie me qera.


SHËNIM : Çdo person që dëshiron të aplikojë tek Inkubatori i Biznesit Korçë, mund të na kontaktojë në :

- Facebook (Inkubatori i Biznesit Korçë)

- e-mail : bizinkko@yahoo.com

- Zyrat e A.R.ZH Korçë

      Website : www.rda-korca.org

      Nr. tel : 0822 42626

Në bazë të kërkesës suaj, formulari i aplikimit do dërgohet me email/facebook, ose do të jepet hard-copy (dorazi) nëse do të paraqiteni personalisht pranë zyrave të A.R.ZH Korçë.

Ju mirëpresim!


 

 

 

Share