Mbledhja e rradhës së (K.K.Q.V.) Korçë

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë, zhvilloi mbledhjen e rradhës për të diskutuar çështjet dhe problematikat shqetësuese në vazhdim.

Në hapje të takimit, anëtarët e Komisionit u prezantuan me dy letrat që Bashkia Korçë dërgoi si kthim përgjigje ndaj dy kërkesave për informacion, në lidhje me zhvendosjen e librave të Bibliotekës “Thimi Mitko” dhe ndotjes së shkaktuar nga valët elektromagnetike të antenave celulare.

Edhe pse pati kundërshtime nga disa prej anëtarëve të K.K.Q.V. për çështjen e zhvendosjes së Bibliotekës, duke qenë se tashmë vendimi është marrë, u theksua se e rëndësishme në këtë pikë është që komisioni të sigurohet që ky proçes të jetë sa më i sigurt dhe efiçent.

Një pikë tjetër e rëndësishme ku u ndal takimi, ishte çështja e cerdheve dhe kopshteve shtetërore në qytetin e Korçës. Duke qenë se ekziston vetëm një çerdhe shtetërore në qytet, me një kapacitet të vogël, është e nevojshme t’i kërkohet Bashkisë ndërtimi i një çerdheje të dytë, pasi jo të gjithë qytetarët kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Përsa i përket kopshteve shtetërore, shqetësimi u ngrit në lidhje me kushtet e papërshtatshme që kanë disa prej tyre, sidomos kopshti nr. 8, i cili edhe pse është rikonstruktuar, ka shumë probleme me lagështinë, mobiljet e vjetra dhe mungesën e lodrave e materialeve për fëmijët.

 

Në mbyllje të takimit anëtarët sugjeruan disa problematika për diskutim në mbledhjet e ardhshme, në lidhje me qendrat kulturore në qytet, gjendjen e biznesit të vogël, dhe mungesën e informacionit që shpesh kanë qytetarët në lidhje me projekte të ndryshme që zbatohen.

About the Author

Share