Date: 
August, 2014 to August, 2015

Mbështetur nga: Ambasada Amerikane, Programi i Granteve të Vogla

Zbatuar nga: Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë


Qëllimi i projektit ishtetë integronte dhe fuqizonte gratë e varfra të dalin dhe rrethi i varfërisë për veten dhe familjet e tyre dhe të parandalojë trafikimin e qënieve njerëzore.

Qëllime specifike:

  • Rritja e vetë-besimit dhe vetë-vlerësimit për grupin e zgjedhur.
  • Trajnimi dhe fuqizimi i grave që të punësohen plotësisht në fushën e zgjedhur prej tyre duke ndjekur kurset e duhura profesionale dhe të biznesit.
  • Ofrimi i mundësive për punësim dhe punësimi i grupit të synuar, të paktën 20 gra.
  • Të sigurohet që gratë të vlerësohen për kontributet e tyre të paguara dhe të papaguara për familjet dhe komunitetin, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike;
  • Të sigurohet se çdo grua, pavarësisht nga gjendja e saj ekonomike, do të gjejë respekt, mbështetje dhe asistencë kur ka nevojë si dhe akses të barabartë në burimet e komunitetit:
  • Dhënie fund diskriminimit bazuar në sjellje stereotipike, negative rreth grave dhe varfërisë;
  • Mbledhja e grave, familjeve, komuniteteve rurale dhe qeverisë lokale së bashku për të ngritur partneritete dhe plane veprimi me qëllim që komunitetet rurale të bëhen të qëndrueshme për të gjithë;
  • Shpresë, risi, lidership, qëllime të përbashkëta dhe respekt për diversititetin me qëllim që t’i jepet fund varfërisë në komunitetet tona.

 

Rezultatet specifike të matura në fund të projektit:

  • U plotësuan më shumë se 100 pyetësorë me qëllim identifikimin e grave me probleme varfërie dhe papunësie.
  • U intervistuan rreth 70 gra për të përcaktuar problemet specifike që kërkonin zgjidhje.
  • U mentoruan dhe u asistuan 30 gra – përfituese të projektit – 24 nga te cilat u punësuan / vetë-punësuan në fund të projektit.


 

Share