Date: 
August, 2017 to July, 2019

 

Financuar nga: Interreg Balkan Mediterranean – Bashkimi Europian

 

Partnerët e projektit:

1.      Shoqata Kombëtare e bizneseve të vogla dhe të mesme, Bullgari.

2.      Instituti Kombëtar i Statistikave, Bullgari.

3.      Zyra Shtetërore e Statistikave, Maqedoni.

4.      Instituti i Statistikave, Shqipëri.

5.      Fondacioni për zhvillimin e SME-ve, Maqedoni.

6.      Agjensia Rajonale e Zhvillimit (S.M.E) Korçë, Shqipëri.

7.      Instituti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Akademia e Shkencave, Bullgari.

8.      Fondacioni për Kërkim dhe Teknologji Hellas, Parku i Shkencave dhe Teknologjisë, Kretë, Greqi.

9.      Laboratori i Teknologjisë së Inxhinierisë të programimit dhe Internetit, Universiteti i Qipros. 

10.  Fondi për Risi dhe Zhvillim Teknologjik, Maqedoni. 

 

Objektivi kryesor i projektit "Ngritja e kapaciteteve innovative të SME-ve" është të ngrejë kapacitetet inovative të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe të mbështesë ato në krijimin e rrjeteve të qëndrueshme, duke përfshirë programet e risive me SME të tjera nga rajoni i Ballkanit me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e risive, duke sjellë së bashku partnerët dhe duke pajisur SME-të me të dhëna të nevojshme, mjete dhe sisteme.

 

Rezultatet e pritshme:

1.      Nxitja e njohurive dhe kuptimit brenda SME-ve në lidhje me kapacitetin e tyre inovativ. 

2.      Rritja e konkurrueshmërisë së SME-ve duke mbështetur ato pa dallim, me informacion, mjete dhe sisteme të cilësisë së lartë për të nxitur kapacitetin e tyre inovativ.

3.      Ngushtimi i hendekut të risive midis Bashkimit Europian dhe vendeve IPA duke mbështetir transferimin e informacionit dhe njohurive në rajonin e Ballkanit.

4.      Përmirësim i proçesit të vendim-marrjes dhe planifikimit strategjik në nivel kombëtar duke siguruar të dhëna, mjete dhe sisteme të një cilësie të lartë dhe përshtatje në nivel ndërkombëtar për përdorim nga hartuesit e politikave qofshin ata kombëtarë, rajonalë apo lokalë.

 

Share