Date: 
June, 2013 to May, 2015

Mbështetur nga: IADSA ( Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim)

Zbatuar nga : Komuna Barmash dhe Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë

Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i qëndrueshëm i pyllit bazuar në pjesëmarrjen e komunitetit për të mbështetur reduktimin e varfërisë, përfshirjen sociale në zonat e margjinalizuara dhe përmirësimin e menaxhimit mjedisor.

 Në këtë proces morrën pjesë rreth 451 persona të cilët morrën trajnimet përkatëse mbi teknikat bazë të përmirësimit pyjor.

Falë përfshirjes masive të komunitetit të Komunës Barmash u bënë të mundura këto rezultate: 

1.  Rritja e të ardhurave për familje: Të ardhurat mesatare për familje në muaj nga pëfshirja në projekt patën një rritje të të ardhurave prej 108%.

2.  Rritja e prodhimit pyjor: Në bazë të planit të menaxhimit përmirësuan rreth 650 hektarë pyll. 

3.  Pjesëmarrja e grave, e brezit të ri dhe grupeve vulnerabël: Rreth 33% e numrit të përgjithshëm të personave të punësuar  ishin femra dhe 30%  të rinj.

 Projekti i dha një impuls mjaft pozitiv jetës social ekonomike të banorëve të Komunës Barmash.Banorët do të vazhdojnë të kujdeset për pyllin dhe të përdorin në mënyrë efikase burimet. Ata do të vazhdojnë të jenë të vetëpunësuar dhe të realizojnë fitime duke përdorur pyllin në mënyrë të qëndrueshme nëpërmjet teknikavetë reja që ata mësuan gjatë zbatimit të projektit.

 

Share