Date: 
June, 2009 to May, 2010

Titulli i projektit: Y.E.S. (Youth Employment Services) - Shërbime punësimi për të rinjtë.

Në partneritet me Bashkinë e Korçës

Mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë  “SOROS”

Qëllimi i projektit: Koordinimi dhe angazhimi i të gjithë strukturave lokale, biznesit dhe shoqërisë civile për të rritur aftësitë e të rinjve përballë kërkesave të tregut të punës, për përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë, për punësimin e tyre në mënyrë që ata të bëhen pjesë e pandarë dhe kontribues të zhvillimit të rajonit të Korçës dhe më gjerë.

 

Rezultatet

·         Në përfundim të projektit partnerët e projektit por edhe institucionet shtetërore kanë përfituar një studim të tregut të punës i cili mund të shfrytëzohet për të përshtatur kërkesat e tregut me cilësitë professionale të të rinjve punëkërkues.

·         160 të rinj  përfituan një mundësi për rritjen aftësive profesionale të tyre dhe për punësimin pranë bizneseve të rajonit.

·         102 të rinj u punësuan. 11 të rinj u mbështetën me grant për të filluar një biznes të ri.

·         Bizneset lokale kanë në dispozicion një studim i cili tregon se kanë mangësi në manaxhimin e biznesit dhe duhet të bëjnë më shumë për mirëmanaxhimin bashkëkohor të bizneseve të tyre.

 

 

 

 

 

Share