Diskutimi i Buxhetit të Thjeshtuar Qytetar, Bashkia Korçë

Fokus-grupi i qytetit të Korçës u mblodh ditën e mërkurë për të diskutuar dhe vlerësuar buxhetin e thjeshtuar qytetar të Bashkisë Korçë, në funksion të projektit “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri”, financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara dhe zbatuar nga F.A.R.ZH. Korçë, në bashkëpunim me EIC (Economic Intelligence Center).

Të rinj dhe qytetarë të moshave të ndryshme u njohën me buxhetin e thjeshtuar qytetar të Bashkisë Korçë, të ardhurat dhe shpenzimet e pasqyruara, si një mënyrë për të kuptuar më mirë dhe për të njohur me detaj se ku investohen taksat e tyre.

Buxhetet e thjeshtuara qytetare për 61 bashkitë e Shqipërisë do të pasqyrohen edhe tek web-faqja www.matesielektor.al.

About the Author

Share