"Ditët e Fermave të Hapura", RURAL KORÇË

“Ditët e Fermave të Hapura” ishte aktiviteti i zhvilluar ditën e shtunë në NJ/A Voskopojë, ku z. Arjan Zere hapi fermën e tij për tu vizituar nga qytetarë dhe turistë. Të gjithë u njohën me fermën, kafshët dhe kujdesin që tregohet për mirërritjen e tyre, si një mënyrë për t’ju afruar sa më shumë produkteve ushqimore organike dhe të shëndetshme.
Falenderojmë z. Thanas Tona n/kryetar i Bashkisë Korçë dhe stafin e Bashkisë Korçë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Pas vizitës në fermë, pjesëmarrësit shijuan ushqimet dhe gatimet tradicionale karakteristike të zonës.

About the Author

Share