Konferenca - Bashkia Elbasan
Ditën e premte, datë 9 tetor 2015, u zhvillua konferenca e hapjes së projektit "Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje" për Bashkinë Elbasan.
Të ftuar ishin Kryetar i Bashkisë Elbasan, Z. Qazim Sejdini, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Z. Altin Idrizi, të cilët shprehën bashkëpunimin e tyre për të përmbushur qëllimin e projektit dhe për të forcuar rolin e qytetarëve në qeverisje, duke i vlerësuar ata si një domosdoshmëri për sukses.
Konferenca u nda në 2 sesione.
Gjatë sesionit të parë, 13 grupet përfaqësuese të njësive administrative të Elbasanit, identifikuan probleme në zona të ndryshme dhe u bë grupimi i tyre në kategori duke kaluar nga specifike në të përgjithshme.
Sesioni i dytë konsistoi në hapjen e mirëfilltë të konferencës ku si fillim u shpjegua projekti, u bënë përshëndetjet e rastit, u prezantua portali dhe problematikat në kategoritë e përgjithshme të grupimit.
Diskutimi i lirë i qytetarëve rezultoi një nga pikat më interesante në të cilën u shprehën shqetësime dhe probleme, por edhe mbështetje dhe bashkëpunim për të arritur rezultate sa më të shpejta.