Konferenca - Këshilli Rural për Zhvillim Lokal Drejtuar nga Komuniteti, Bashkia Devoll

Pas punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme, u realizua mbledhja e Këshillit Rural për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bashkinë Devoll. Pjesëmarrësit nga njësitë administrative u njohën me projektin Rural Korçë, me projektligjin për funksionimin e Grupeve Vendore të Veprimit si dhe me eksperiencën italiane në funksionimin e këtyre grupeve për Rajonin Umbria.

Ata shprehën interes të veçantë dhe hapën diskutim duke drejtuar vazhdimisht pyetje mbi funksionimin e Këshillit, zonat që do të përfshihen, proçedurat e hartimit të projekteve për zhvillim, tërheqjen e fondeve dhe detaje të tjera të rëndësishme. Anëtarët u shprehën të gatshëm për t’u përfshirë në mënyrë aktive në administrimin e mirë të zhvillimit rural bazuar në Strategjitë për Zhvillim Lokal të udhëhequra nga vetë komuniteti.

Falenderojmë stafin e Bashkisë Devoll për mbështetjen, administratorët e njësive dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.

Takime të tjera të përbashkëta do të realizohen në vazhdim me Këshillin Rural për Zhvillim Lokal të Bashkisë Korçë dhe Devoll, për të nxjerrë në pah aspektet kritike të zonave rurale, për diskutimin e problematikave të ndryshme dhe identifikimin e prioriteteve për një zhvillim rural të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës.

About the Author

Share