Mbledhja e rradhës së Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Devoll
U zhvillua mbledhja e rradhës së Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Devoll. Takimi konsistoi në prezantimin e rregullores për funksionimin e K.K.Q.V. dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Bashkinë Devoll.
Anëtarët diskutuan dhe dhanë opsione e alternativa në përpilimin sa më funksional dhe efikas të rregullores dhe gjithashtu mbas miratimit të saj, ata miratuan dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit të K.K.Q.V. me Bashkinë Devoll.
A.R.ZH. Korçë prezantoi rezultatet e studimit mbi shërbimet bashkiake dhe vlerësimin e nevojave të komunitetit në Bashkinë Devoll.
Vlerësimi i komunitetit mbi shërbimet bashkiake, nevojat emergjente të identifikuara tek Portali për Pjesemarrje në Qeverisje dhe angazhimi e vizioni qytetar për përmirësimin e qeverisjes vendore, do të jenë baza ku K.K.Q.V. do të mbështetet për të zhvilluar aktivitetin e tij.