Mbledhja e rradhës së Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë, zhvilloi mbledhjen e rradhës për të diskutuar çështjet në vazhdimësi të veprimatrisë së tij.

Në hapje të takimit u diskutua shkurtimisht nga koordinatorët veprimtaria në lidhje me kërkesat e Komisionit në mbledhjen e mëparshme të tij. Çështja e druve të zjarrit për ngrohje, për të cilën Bashkia Korçë ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar dhe gjithashtu Marrëveshja e Bashkëpunimit me Bashkinë e cila është në hapat e fundit për firmosjen e saj.

Përsa i përket çështjes së mjedisit dhe sëmundjeve malinje në qytetin e Korçës, anëtarët u prezantuan me materialet e përgatitura nga ekspertë të Qendrës së Kujdesit Paliativ “Mary Potter” dhe u dhanë disa ide dhe sugjerime në lidhje me këto problematika shqetësuese. 

Si problem shqetësues që u ngrit nga disa prej përfaqësuesve të njësive administrative ishte kërkesa për dëgjesa publike më të shpeshta dhe për rritje të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të këshillit bashkiak dhe gjithashtu të specialistëve në fushat përkatëse që diskutohen.  

U ridiskutua  cështja e druve të zjarrit për ngrohje pasi banorët janë të shqetësuar dhe nuk është marrë ende një përgjigje zyrtare për letrën dërguar  Bashkisë Korcë. Ky problem nuk qëndron vetëm për qytetin e Korçës por edhe për fshatrat e Njësive Administrative. Gjatë takimit anëtarët ranë dakord që temat dhe kërkesat të shtrohen edhe publikisht, si në median e shkruar ashtu edhe në atë vizive. Fillimisht do të hatrohet një artikull për çështjen e druve të zjarit.

Takimi u mbyll me vendosjen e çështjeve për diskutim në mbledhjen e ardhshme.

About the Author

Share