Rritja e cilësisë së bimëve medicinale dhe erëzave.

Bimët mjekësore dhe erëzat hyjnë direkt në zinxhirin tonë ushqimor.


Rritja e cilësisë për bimët mjekësore dhe erëzat pas mbledhjes, nëpërmjet tharrjes së kontrolluar e në pastërti, larg pluhurave dhe ndotësve ambientalë, është kthyer në prioritet të punës për A.R.ZH. Korçë.


Në një partneritet dhe bashkëpunim të frytshëm me RisiAlbania dhe "Çibuku" shpk, po punohet për përmirësimin e jetës së fermerëve, duke rritur të ardhurat e tyre me produktet bio.


Raftet e tharjes janë mjeti që po përdoret për të rritur cilësinë dhe përmirësuar jetën e fermerëve.


Synohet zgjerimi i kësaj eksperience në të ardhmen.

About the Author

Share