Takim me fokus grupin e Bashkisë Kolonjë - Diskutim i buxhetit qytetar
Vazhdojnë takimet e fokus grupeve në funksion të projektit “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri”, financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara dhe zbatuar nga F.A.R.ZH. Korçë, në bashkëpunim me EIC (Economic Intelligence Center).
Qytetarët e Kolonjës u njohën me buxhetin e thjeshtuar qytetar të Bashkisë Kolonjë, me të ardhurat dhe shpenzimet e pasqyruara, si një mënyrë për të kuptuar më mirë se ku investohen taksat e tyre dhe për të rritur angazhimin qytetar në qeverisjen lokale. Nëpërmjet diskutimeve ata dhanë sugjerime dhe ide të ndryshme për përmirësim të mëtejshëm të buxhetit.
Buxheti i thjeshtuar i Bashkisë Kolonjë është paraqitur tek platforma Matësi Elektor - https://www.matesielektor.al/BuxhetiBa…/BASHKIA-KOLONJ%C3%8B si dhe tek website zyrtar i Bashkisë Kolonjë https://www.kolonja.gov.al/…/buxheti-i-thjeshtuar-per-qytet…
Jeni të mirëpritur të kontribuoni me informacion mbi premtimet elektorale të realizuara ose të parealizuara të të zgjedhurve lokalë dhe anëtarëve të qeverisë, mbi shpenzimet/investimet buxhetore lokale apo të qeverisjes qëndrore.