Takimi me përfituesit e projektit “ Çfarë mund të bëj? - Çoje jetën në një nivel tjetër! Së bashku!”

U zhvillua sot në ambientet e Inkubatorit të Biznesit Korçë, takimi me përfituesit e projektit “ Çfarë mund të bëj? - Çoje jetën në një nivel tjetër! Së bashku!”.

Pas takimeve individuale me përfituesit, qëllimi i këtij takimi ishte t’u prezantohej me hollësi projekti, të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të identifikoheshin nevojat e tyre për punësim dhe trajnim nëpërmjet intervistimit dhe pyetësorit që u plotësua individualisht nga të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë mënyrë u ra dakord që përfituesit të takohen dhe të socializohen duke marrë pjesë aktive në projekt dhe duke përmbushur qëllimet dhe synimet e tyre për edukim, trajnim dhe punësim.
Për çdo përfitues do të përgatitet një profil lidhur me aftësitë e tyre për punësim ose për fillimin e një biznesi.
Takime të tjera do të zhvillohen në vazhdimësi të projektit.

Projekti financohet nga ProSEED / GIZ dhe zbatohet nga Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë.

About the Author

Share