Workshop - SMEInnoBoost - Nxitje e kapaciteteve për inovacion të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)

U zhvillua në datën 27/07/2018 në Korçë, workshop me temë “Nxitja e kapaciteteve për inovacion të ndërmarrjeve të vogla dhe mesme (NVM) në kuadër të projektit “SMEInnoBoost” i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, programi INTERREG – BalkanMed. 

Tematika e seminarit ishte fillimisht prezantimi i projektit, objektivi i tij kryesor dhe rezultatet e pritshme në përfundim të tij. Me pas u diskutua për inovacionin tek NVM-të në Shqipëri dhe sidomos në rajonin e Korçës, arritjet dhe përpjekjet e deritanishme për të ecur në një ritëm me risitë teknologjike si dhe të informacionit dhe komunikimit. 

Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucione publike dhe biznese private, Universiteti “Fan S.Noli” Korçë dhe shoqëria civile. Disa prej të ftuarve në panel prezantuan materialet e tyre lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme. Gjthashtu nuk munguan edhe diskutimet nga pjesëmarrësit e interesuar.

About the Author

Share