Trajnime - Korça CodeLab Clubs (CLC)

Me dëshirën e madhe për të zgjeruar njohuritë e kodimit, të menduarin kompjuterik dhe sjelljen qytetare dixhitale, vazhdon trajnimi me Code LAB Club- et e shkollave të përzgjedhura në qytetin e Korçës. Javës që vjen ky aktivitet do të transferohet në ambientet e Inkubatorit të Biznesit Korçë. Atje infrastruktura është moderne, me kapacitet për të mirëpritur rreth 25 nxënës në orë. Ambiente të përbashkëta për punë e konferenca janë në dispozicion të nxënësve. Surpriza të tjera do të ketë për nxënësit dhe mësuesit që i shoqërojnë.

Projekti financohet nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane në Tiranë!

Suksese të gjithë anëtarëve të Klubeve CLC të Korçës!

About the Author

Share