Publication: 
2019

 

Çfarë është SAT? (Self-Assessment Tool – Mekanizmi i vetë-vlerësimit)

SAT është një sistem vetë-vlerësimi i cili bazohet në pyetësorë me rubrika të sistemuara në kategori ekonomike dhe organizative që, sipas gjykimit të ekspertëve, përcaktojnë profilin e kompanive të testuara dhe në veçanti në këtë rast, aftësinë për të futur apo krijuar inovacione, produkte dhe shërbime inovative apo dhe lloje të tjera inovacioni. Pas plotësimit të pyetësorit, bazuar në mekanizmin matematik/analizën shumë kriterëshe/, sistemi përcakton aftësitë e kompanisë duke i treguar ato në përqindje për secilën kategori pyetjesh dhe më pas krijon një vlerësim përfundimtar të përmbledhur. Pra, kompania mund të shohë se cilat janë pikat e saj të forta dhe ku ka nevojë ajo të bëjë më shumë përpjekje për të qënë më e suksesshme në krijimin apo zbatimin e inovacionit.

 

p.s. Titrat në gjuhën shqipe i gjeni tek Settings të videos/Autotranslate/Albanian

Share