Samiti i Inovacionit “Inovacioni në aksion”, SME INNOBOST

Në datën 18 Dhjetor 2019, në ambientet e hotel “Amalia” në Athinë, u zhvillua Samiti i Inovacionit me titull “Inovacioni në aksion”, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve inovative të SME-ve”, financuar nga Interreg Balkan Mediterranean 2014-2020 – Bashkimi Europian.

Në fokus të takimit ishte njohja e SME-ve greke me projektin dhe me SAT – Mekanizmi i vetëvlerësimit, mënyrën e hedhjes së të dhënave, vlerësimi i nivelit të inovacionit dhe marrjen e rekomandimeve për përmirësimin e inovacionit tek këto SME.
FORTH Hellas - partnerët grekë, të cilët ishin edhe organizatorët e Samitit, prezantuan organizatën që përfaqësojnë, shërbimet që ju ofrojnë SME-ve dhe rolin e tyre si partnerë në projekt.

Gjithashtu, partnerët e tjerë të projektit dhe të ftuarit në aktivitet bënë prezantimet përkatëse për të pranishmit.

Gjithashtu, për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare që duan të vetë-vlerësojnë kapacitetin e inovacionit të tyre, mund të vizitojnë faqen në linkun e mëposhtëm: http://smeinnoboost.bas.bg/

About the Author

Share