Mbështetur nga: ProSEED/GIZ
Zbatuar nga: Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë
Qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e punësimit të fuqisë së aftë punëtore dhe të vetë-punësuarve, sidomos të të rinjve në tregun shqiptar të punës.
Grupi i synuar i të rinjve është grupmosha 19 – 34 vjeç.
Ky projekt përbëhet nga 5 komponentë:
1. Edukim dhe trajnim profesional i cili synin të nxitë cilësinë e edukimit dhe trajnimit profesional në përshtatje me kërkesat e tregut.
2. Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme në ngritjen e kapaciteteve të tyre për të gjeneruar rritje ekonomike me efekte pozitive në punësim.
3. Pjesëmarrja sociale e të rinjve dhe minoriteteve synon mbështetjen e shoqërisë civile, iniciativave sociale, duke u fokusuar tek të rinjtë dhe adoleshentët e marxhinalizuar.
4. Strategjitë dhe kuadri për zhvillimin rajonal, rritje ekonomike dhe punësim synon nxitjen e kushteve për zbatimin e strategjive dhe projekteve të duhura brenda ministrive të zgjedhura dhe institucioneve në varësi të tyre.
5. Komponenti i pestë i veprimit synon të mbështesë eko-sistemin e bizneseve start-up në Shqipëri duke forcuar modele të reja inovative biznesi.
Objektivat specifike
Objektivi 1: Të identifikohen, vlerësohen dhe regjistrohen për trajnim dhe siguruar masa mbështetëse të rinj dhe anëtarë të minoriteteve të marxhinalizuar të papunë të moshës 19 – 34 vjeç. Nga ky grup 40% do të jenë gra dhe 30% emigrantë të kthyer.
Objektivi 2: Të krijohet bashkëpunim me bizneset lokale, Zyrën e Punës, strukturat e pushtetit vendor dhe GIZ për projekte të ngjashme dhe partnerët e tyre për identifikimin e të trajnuarve dhe referime në masat mbështetëse.
Objektivi 3: Të identifikohen 15 emigrantë të kthyer (30% e përfituesve) dhe të përfshihen në projekt.
Objektivi 4: Të sigurohet mbështetje për 50 pjesëmarrës për të përmirësuar aksesin e tyre në tregun e punës duke mentoruar, trajnuar dhe mbështetur pjesëmarrjen e tyre në kurse profesionale formale apo jo formale.
Objektivi 5: Të sigurohet zbatimi i veprimeve të vizibilitetit, produktet dhe aktivitetet promocionale për të arritur të gjitha objektivat e ndërhyrjes në bashkërendim me udhëzimet e GIZ ProSEED.
Përfituesit
Projekti u adresohet grupeve si më poshtë:
- 50 të rinj dhe grupe minoriteti të marxhinalizuar të moshës 19-34 vjeç;
- 40% gra të reja;
- 15 pjesëmarrës (30%) emigrantë të kthyer nga emigracioni.