Financuar nga: Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).
Zbatuar nga: Bashkia Elbasan dhe partneri i saj Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë.
Projekti zbatohet në Njësitë Administrative: Paper; Shirgjan; Tregan; Gjergjan; Zavalinë; Labinot Fushë; Labinot Mal; Shushicë; Funar.
Objektivi kryesor i këtij projekti është të fuqizohet komuniteti duke siguruar zgjidhje të përhershme për ambientet e shkollave dhe infrastrukturës që lidhet me to me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të shkollave si qëndra komunitare.
Disa nga objektivat specifike të projektit janë:
1. Krijimi i një mjedisi mësimor të sigurt dhe të pastër për komunitetet e zonës;
2. Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies sidomos për vajzat dhe nxënesit me aftësi të kufizuara të cilët ndikohen në mënyrë negative nga kushtet e këqija të shkollës;
3. Maksimizimi i frekuentimit nga nxënësit;
4. Rritja e cilësisë së arsimit për 1646 nxënës;
5. Reduktimi i fenomenit të braktisjes së shkollës në përgjithësi dhe nga vajzat në veçanti;
6. Krijimi i mundësive të barabarta për arsim për 1646 fëmijë dhe 31.092 banorë në zonat rurale të Elbasanit;
7. Ndikim në ekonomi me anë të uljes së kostove të mirëmbajtjes dhe ambienteve pas përmirësimit;
8. Zhvillimi i shkollave si qëndra komunitare për t’u shërbyer komuniteteve të synuara;
9. Përmirësimi i barazisë së zhvillimit midis zonave rurale dhe urbane në Bashkinë e Elbasanit;
10. Krijimi i kushteve më të mira për fëmijet në përgatitjen e tyre për të ardhmen dhe pjesëmarrja në zhvillimin e rajonit dhe Shqipërisë;
11. Rritja e fuqisë së progresit për zonat rurale;
12. Përmirësimi i kushteve të mësimit në zonat rurale;
Në përfundim të projektit, priten këto rezultate: