Date: 
June, 2015 to June, 2017

Titulli i projektit: "Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit duke forcuar rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile nëpërmjet proçeseve me pjesëmarrje në qeverisje". (Bashkia e Korçës, Elbasanit dhe Devollit).

Mbështetur nga: Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri.

Qëllimi i projektit është të garantojë forcimin e ligjit duke siguruar qeverisje demokratike dhe me përgjegjësi për komunitetet lokale, për të siguruar shërbime për komunitetin në mënyrë të qëndrueshme dhe për të nxitur përfshirjen e komuniteteve dhe organizatave të tij në çështjet e qeverisjes lokale.

 

Objektivat e projektit

  •    Përmirësimi i përfaqësimit të interesave të rreth 350 000 banorëve/qytetarëve të Korçës, Elbasanit dhe Devollit.
  •    Ndihmë për përgatitjen e nga 25 “grupe të mbështetjes së komunitetit” dhe të përfaqësohen në të paktën 80% të takimeve të këshillave bashkiakë.
  •    Forcimi i identitetit lokal të 25 pëfituesve të komunitetit të përfaqësuar nga 25 “grupe komuniteti” me anë të organizimit të aktiviteteve që do të forcojnë jetën sociale.
  •    Përmirësimi i aksesit i administratës lokale në 25 komunitete përfituese dhe më shumë, sidomos në zonat më të largëta, duke përmirësuar lidhjen e tyre me administratën lokale.
  •    Kufizim i konflikteve midis rajoneve me anë të mbështetjes së më shumë se 25 komuniteteve, për zgjidhjen e konflikteve që mund të lindin gjatë proçesit të bashkimit.
  •    Përmirësimi i lidhjes midis këshilltarëve dhe komuniteteve në zonat përfituese të projektit.
  •    Përmirësimi i imazhit të kryebashkiakëve të zgjedhur dhe këshillave bashkiakë me veprime direkte dhe bashkëpunim. Ndihmë atyre që punojnë për komunitetin dhe janë përfaqësëues të tij.
  •    Identifikimi i problemeve, nevojave të veçanta për secilin komunitet dhe dhënia e zgjidhjeve.
  •    Fuqizimi i sundimit të ligjit duke forcuar kapacitetin administrativ të njësive lokale qeverisëse në Korçë, Elbasan dhe Devoll duke u lejuar atyre të ushtrojnë autoritetin dhe zbatojnë legjislacionin në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme, duke forcuar transparencën, efikasitetin dhe përfshirjen.
  •    Rritja e përfaqësimit për gratë dhe minoritetet. 40% – 50% e anëtarëve të “grupeve të mbështetjes së komunitetit” të jenë gra, përfaqësues nga minoritetet dhe të rinj. Projekti do të shërbejë si një lidhje midis grave që marrin pjesë në këto grupe dhe grave anëtare të këshillave bashkiakë. Për shkak të ndryshimeve    të reja në reformën elektorale, 50% e anëtarëve të këshillave do të jenë gra. Si rezultat, projekti e sheh të rëndësishme lidhjen midis grave si këshilltare dhe grave anëtare të “grupeve të mbështetjes”.
  •    Afrimi i qytetarëve dhe shoqërisë me vendimet që ndikojnë ata dhe i mbajnë më afër me shërbimet publike.
  •    Monitorimi dhe dhënia e zgjidhjeve për futjen e shërbimeve dhe zhvillimin në fushat e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

 

Share