Mbështetur nga: IADSA (Marrëveshja Italo-Shqiptare për Konvertimin e Borxhit) dhe Bashkia e Korçës.
Zbatuar nga: Bashkia Korçë në partneritet me Fondacionin ARZH Korçë.
Partner i projektit: Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit (SME) , Korçë
Projekti “Forcimi i Komuniteteve nëpërmjet Inkubatorit të Biznesit”, vjen si një përpjekje e Bashkisë Korçë, në bashkëpunim me Fondacionin Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë, e mbështetur nga IADSA, që ka mundësuar rikonstruksionin e godinës të ish-UMB (Uzina Mekanike Bujqësore) me një sipërfaqe prej rreth 4400 m2, nga një rrënojë, në ambiente bashkëkohore për zhvillimin e bizneseve fillestare (start up) dhe forcimin e tyre në fushën e biznesit.
Inkubatori i Biznesit Korçë (IBK), mbështet sipërmarrjet e reja me këshilla, infrastrukturë moderne, ambiente cilësore në mbështetje të biznesit, si dhe burime të tjera në mënyrë që të përshpejtohet suksesi i bizneseve, të krijohen vende të reja pune dhe të ardhura për rajonin.
Inkubatori i Biznesit gjendet në fazën e asistimit të formimit të bizneseve të reja me karakter inovativ, duke dhënë ndihmesën në zhvillimin e tyre të suksesshëm. Ai ka kapacitet akomodimi për rreth 20 biznese për të rinjtë me ide innovative të cilët do të këshillohen e udhëheqen në aktivitetin e tyre të përditshëm të biznesit.
Aktualisht po vlerësohen dhe asistohen biznese të të rinjve të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e inkubatorit. Të rinjtë e qyteit shohin mundësi të mira për tu zhvilluar dhe janë entuziasë për mundësitë që po u ofrohen. Ky projekt është një shembull i mirë i nxitjes, i edukimit dhe i formimit të të rinjve nëpërmjet mundësive të reja dhe hapjes së horizonteve të së ardhmes.