Date: 
September, 2012 to December, 2013

Titulli i projektit: “Indeksi për Edukim Publik Cilësor” në rajonin e Korçës

Projekt i mbështetur nga: Programi i Granteve të Vogla, Departamenti i Çështjeve Publike i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Projekti ishte i suksesshëm në arritjen e qëllimit të tij kryesor për matjen e përfshirjes qytetare në komunitet në mbështetje të shkollave publike dhe dhënien e zgjidhjeve për problemet aktuale që ka arsimi publik në rajonin e Korçës.

Projekti analizoi performancën e elementëve të arsimit me anë të studimit. 658 individë të ndarë në 10 kategori u intervistuan gjatë këtij studimi.

Ky ishte një proçes i rëndësishëm i analizimit dhe transparencës për identifikimin e situatës në shkollat publike që lidhet me cilësinë e arsimit në shkollat publike në rajonin e Korçës si dhe shqetësimeve kryesore.

Ky raport i siguroi administratës, si aktori primar në arsim dhe shoqërisë në përgjithësi, informacion të konsiderueshëm rreth situatës në shkollat publike. Raporti gjithashtu dha këshilla dhe sugjerime për individët e përfshirë në studim rreth mënyrave si të mund të përmirësohet situata aktuale dhe gjithashtu përgatiti terren për iniciativa të mëtejshme në varësi të planit të veprimit.

Projekti mundësoi përfshirje të fortë qytetare në përmirësimin e arsimit dhe krijimin e shkollave më të mira për të gjithë nxënësit në rajonin e Korçës.

 

Share