Date: 
September, 2018 to June, 2019

 

Mbështetur nga: Programi i Granteve të Vogla i Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë

Zbatuar nga: Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë

Qëllimi i Projektit: Projekti ka për qëllim të forcojë demokracinë dhe integrimin e mekanizmave nëpër shkolla të cilat pajisin të rinjtë me mendim logjik dhe kritik si dhe angazhim qytetar. Të gjithë të rinjtë e Rajonit të Korçës të zhvillojnë mendimin kritik, të jenë komunikues kreative dhe bashkëpunues dinamikë.

Projekti synon: 

  • Ngushtimin e hendekut të madh midis mekanizmave shkencorë për forcimin e demokracisë dhe integrimin në shkolla të mekanizmave të tillë me anë të të cilave të rinjtë të pajisen me mendim logjik  dhe të përfshihen  në komunitet
  • Ngushtimin edhe më shumë të hendekut gjinor që ekziston në Universitetin e Korçës

Projekti do të mbështesë të rinj të moshës 15-19 vjeç nga 10 shkolla të mesme në rajonin e Korçës, 2000 përfitues në total dhe 300 përfitues të drejtpërdrejtë. Do të mundësohet: 

  • I menduar logjik për ata nxënës që kanë njohuri në kompjuter
  • Akses në kompjuter, shkencë komunikimi dhe orientim për ata nxënës të cilët pjesërisht apo totalisht kanë mangësi në aftësi kompjuterike.

Projekti do të mbështesë krijimin e "CodeLab Clubs (CLC) në 10 shkolla të mesme në Korçë, ku 6 prej tyre do të jenë në zonat rurale. 60% e përfituesve do të jenë nga zonat rurale, 70% e tyre do të jenë femra dhe 20% nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.

  • Do të integrohet i mësuari dixhital bazuar në ISTE - The International Society for Technology in Education
  • Të rinjtë do të mbështeten me kurse fillestare në algoritme, të menduarit logaritmik, programim, gjuhë programimi, të menduarit kritik, të menduarit kompjuterik etj.
  • Klubet CodeLab Clubs do të mbështeten në bashkëpunim me mësuesit e Teknologjisë së Informacionit në shkollat e përfshira.
  • Sesionet e trajnimit për studentët do të zhvillohen në bashkëpunim me trajnerët dhe ekspertët e IT (Universiteti Fan S. Noli, Korçë).
  • Ambientet e Inkubatorit të Biznesit të Korçës si dhe kompjuterat PC apo laptops do të përdoren për qëllimet e trajnimit.
  • Do të ketë mbështetje transporti për nxënësit që vijnë nga zonat rurale. Një laborator i lëvizshëm kompjuterik do të shërbejë si mjet për të ralizuar objektivat e projektit.
  • Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës do të jetë mbështetëse në aktivitete duke organizuar takime dhe mbështetur projektin në tërësi.
  • Në fund të projektit do të organizohet një konkurs midis të rinjve përfitues.
  • Një konferencë përmbyllëse do të zhvillohet në përfundim për grupet e interesuara dhe komunitetin për paraqitjen e rezultateve dhe përfundimeve.   

 

 

 

 

 

 

Share