Date: 
October, 2014 to July, 2015

Mbështetur nga: AssistImpact / USAID

Partner: Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Korçë 

 Qëllimi i projektit ishte fuqizimi i të rinjve për t’u vetë-punësuar dhe angazhimi i tyre në një jetë aktive jo vetëm për t’i shpëtuar varfërisë, por edhe aftësimi i tyre për të qënë kontribues në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit të Korçës. Ky qëllim u përmbush me sukses.

Në kuadër të projektit u krijua Këshilli “Të rinjë për punësim” i cili koordinoi dhe angazhoi strukturat qeverisëse lokale, sipërmarrësit dhe shoqërinë civile në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të të rinjve në Korçë. Më shumë se 120 të rinj ishin të gjendje të hynin në tregun e punës.

Projekti ndihmoi dhe asistoi 23 të rinj të vetë-punësoheshin duke përdorur stimuj për nxitjen e tyre dhe 15 të tjerë u vetë-punësuan po në këtë kuadër.

45 të rinj u punësuan nga projekti në biznese lokale dhe institucione.

152 të rinj morrën trajnim profesional; 124 prej tyre morrën trajnim për aftësi biznesi dhe përfituan aftësi profesionale duke u trajnuar sipas nevojave të tregut të punës.

Pjesëmarrja e të rinjve në çështjet lokale dhe të vendim-marrjes u rrit dhe u krijuan mundësitë për të sapo-diplomuarit në krijimin dhe menaxhimin e bizneseve, dhënien e ideve të reja për krijimin e vendeve të punës, gjallërimin e komunitetit dhe progresin ekonomik.

      

Share