Date: 
April, 2019 to March, 2021

 

Mbështetur nga: Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara.

Zbatuar nga: Fondacioni AgjensiaRajonale e Zhvillimit Korçë.

Qëllimi i projektit: Vënia para përgjegjësisë e zyrtarëve në Shqipëri duke synuar dhënien e informacionit qytetarëve shqiptarë për të bërë zgjedhjen e duhur politike.

Projekti ka qëllim përmirësimin e transparencës dhe rritjen e përgjegjësisë së zyrtarëve publikë në Shqipëri. Ai do të krijojë njohuritë bazë dhe do të rritë matshmërinë, ndjekjen dhe analizën e premtimeve të fushatës për 201 zyrtarë publikë duke zhvilluar një “matës vërtetësie”.

“Matësi i vërtetësisë” në Shqipëri është një platformë inovative elektorale që do të monitorojë premtimet e fushatës zgjedhore dhe zbatimin e tyre në një periudhë 2-vjeçare. Ky matës do të sigurojë të dhëna dhe profile për 201 zyrtarë publikë (61 kryetarë bashkie dhe 140 anëtarë parlamenti) për të ndihmuar qytetarët shqiptarë të mbajnë parasysh premtimet e kandidatëve dhe të kontrollojnë nivelin e arritjes së tyre. Gjithashtu, projekti do të fokusohet në rritjen e angazhimit qytetar në qeverisjen lokale duke monitoruar buxhetet lokale dhe kombëtare dhe shpërndarjen e tyre me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit.

Projekti do të kontrollojë shpenzimet dhe investimet e 61 bashkive dhe pas zgjedhjeve lokale do të përgatitet dhe publikohet një raport financiar mbi efikasitetin e buxhetit bashkiak. 

Share