Financuar nga: Bashkimi Europian
Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve të shoqatave shqiptare me mbështetjen e qeverisjes së mirë të zhvillimit rural, me anë të ngritjes së kapaciteteve dhe pjesëmarrjes aktive.
Objektivi specifik është identifikimi dhe nxitja për zhvillimin e shoqërisë civile dhe zbatimi i veprimeve konkrete për një model të zhvillimit rural të fortë, të mirë dhe të orientuar nga qytetari, që mbështet një shoqëri aktive dhe kompetente që mundëson pjesëmarrjen e komuniteteve.
Projekti zhvillohet duke u bazuar në tre rezultate specifike të pritshme:
Rezultati 1. Fuqizimi lokal dhe krijimi i rrjetit me rreth 60 persona nga zonat rurale dhe organizatat e mbështetura me anë të “Këshillit për Zhvillim Rural” për pjesëmarrjen e tyre aktive në proçesin e zhvillimit rural.
Rezultati 2. Kompetencat e 10 organizatave të shoqërisë civile të fuqizuara në mbështetjen e praktikave më të mira në zhvillimin rural, me anë të ngritjes së kapaciteteve dhe punës me projektin.
Rezultati 3. Rrjeti rural i mbështetur me anë të organizimit të hapësirave inovative të komunitetit në Korçë dhe Devoll, për shkëmbim idesh/praktikash të mira në fushën e zhvillimit rural me përfshirjen e shoqatave dhe studentëve.
Në veçanti, veprimi i ndërmarrë i adresohet:
· Mungesës së ndërgjegjësimit dhe angazhimit të kufizuar, mungesës së informacionit, mungesës së kompetencave të shoqërisë civile në nivele të ndryshme (shoqata, persona nga shtresa në nevojë, studentë) rreth qeverisjes së mirë, praktikave të mira rurale, sigurisë ushqimore.
· Mos-përfaqësimit të komuniteteve lokale rurale në nivelet e qeverisjes lokale.
· Nevojës për forcimin e organizatave të shoqërisë civile në zonat rurale: kapacitet i ulët për mbrojtje interesash, nivel i ulët fuqizimi, anëtarë me aftësi të pamjaftueshme.
· Mungesës së monitorimit të zbatimit të legjislacionit dhe reformave për zhvillim të zonave rurale, nivelit të ulët të lidhjeve/përdorimit të medias.
· Mungesës së rrjetit dhe shkëmbimeve midis komuniteteve rurale, mungesës së një vizioni më të gjerë dhe rëndësisë së bashkëveprimeve si dhe mungesës së njohurive dhe praktikave të mira në ferma në nivel rajonal.