Date: 
August, 2020 to July, 2021

 

Mbështetur nga: Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të programit EU For Innovation

 

Zbatuar nga: Agjencia Rajonale e Zhvillimit (S.M.E.) Korçë në partneritet me Bashkinë e Korçës

 

Objektivi kryesor: Nxitja e bujqësisë nëpërmjet përmirësimit të informacionit dhe proçeseve të komunikimit për të tërhequr të rinjtë në punësim dhe hapje të bizneseve të reja.

 

Objektivat specifike:

-          Inkubatori i Biznesit në Korçë (IBK) të kthehet në një organizatë të rëndësishme inovacioni e cila të mbështesë bizneset fillestare në rajonin e Korçës, duke bërë lidhjen midis universitetit, sektorit privat/publik dhe rinisë.

-          Krijimi i lidhjeve midis fermave të vogla dhe informacionit, institucioneve dhe rrjeteve që kanë të bëjnë me hapjen e bizneseve inovative dhe njohurive.

 

Rezultatet e projektit

 

Forcimi i shërbimeve të IBK

·         Zhvillimi i partneritetit me partnerët dhe përgatitja e moduleve të trajnimit me Agricolus.srl (www.agricolus.srl) Do të sigurohen programe kompjuterike dhe kushte për fillimin e bizneseve.

·         Një target prej 50 personash – të rinj dhe fermerë – për të marrë pjesë në projekt; trajnimi dhe mentorimi i tyre mbi “smart farming”, propozime inovative biznesi, bujqësinë preçize, shërbime mbi tokën, teknologjinë dhe inovacionin.

 

Zhvillimi i mbështetjes për bizneset fillestare dhe fermerët

·         50 % e përfituesve do të jenë gra dhe vajza;

·         Do të trajnohen dhe mentorohen 50 pjesëmarrës. Do të përgatiten dhe zhvillohen 10 sesione trajnimi duke u bazuar në modulet CEFE dhe Përshtatshmëria e Tokës; Trajnim në terren në total 40 ditë. 

·         Do të mbështeten 50 pjesëmarrës në zhvillimin e shërbimeve për fermat e tyre. Shërbimet do të zhvillohen në lidhje me bujqësinë preçize, studimet mbi tokën dhe strategjinë CEFE në mbështetje të sipërmarrësve të rinj;

·         Mbështetja e 50 pjesëmarrëssve në menaxhimin e rreziqeve që lidhen me një sipërmarrje agrobiznesi nëpërmjet kombinimit të teknologjisë, strategjive institucionale dhe të rrjetit;

·         Do të mentorohen 25 pjesëmarrës për të zhvilluar modele për mbështetjen e fermës.

·         Mbështetje në terren: Për 5 ferma pilote të idetifikuara.  Do të zhvillohen nivele të thjeshta fermash të bazuara në modelet e Përshtatshmërisë së Tokës dhe bujqësisë preçize si dhe modele të tjera që mund të mësohen dhe aplikohen nga një sërë fermerësh të vegjël. 

Share