Mbështetur nga: Programi i Granteve të Vogla i Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë.
Zbatuar nga: Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit Korçë.
Qëllimi i Projektit “Unë jam e pavarur” është të fuqizojë, integrojë dhe trajnojë gratë sipërmarrëse të komunitetit Rom dhe Egjiptian me qëllim që t’i ndihmojë ato drejt suksesit, menaxhimit dhe pavarësisë.
Projekti synon të thyejë këtë cikël varësie, duke filluar me modelet potenciale për të gjithë komunitetin Rom dhe Egjiptian; gra të cilat kanë filluar biznesin e tyre me vështirësi dhe mungesë të plotë të njohurive për menaxhimin e një biznesi.
· Projekti ishte i suksesshëm në arritjen e qëllimit kryesor të tij. Të gjitha gratë rome dhe egjiptiane të cilat u përfshinë në projekt morrën trajnime që i aftësuan ato drejt suksesit, një orientim më të mirë drejt menaxhimit dhe si rezultat integrimit, me qëllim që të jenë shembuj suksesi në komunitetin e tyre dhe më gjerë duke u bërë të pavarura
· Një komunikim më i mirë u mundësua midis autoriteteve lokale dhe grave të komunitetit rom dhe egjiptian. Ato tashme i njohin më mirë cilat janë proçedurat ligjore dhe fiskale që u lehtësojnë komunikimin në zyrat përkatëse. Duke qënë të organizuara dhe të trajnuara në lobimin për të drejttat e tyre dhe të strukturuara në grupe, ato janë të gatshme t’u adresohen problemeve të tyre në këto institucione dhe të mbajnë një komunikim të mirë dhe efikas me institucionet lokale.
· Projekti pati sukses në trajnimin e grave të përfshira në projekt. Vazhdimisht ato nuk kanë njohuri dhe eksperiencë në shërbimin me klientët, marketing, komunikim si dhe nga vetë ana sanitare. Dhe pjesa më e madhe e tyre nuk ka aspak njohuri mbi taksat, sistemin ligjor apo fiskal. Prandaj, iu bë i disponueshëm një informacion i mjaftueshëm mbi këto çështje me anë të trajnimit. Sesionet e trajnimit ishin të dobishme dhe të nevojshme për ato dhe mjedisin ku ato operojnë. Duke iu mësuar atyre këto koncepte, ato jo vetëm që janë në gjendje të zhvillohen, por edhe të vazhdojnë të kultivojnë të njëjtat cilësi të cilat sollën hapat e para të suksesit.
· U frenua diskriminimi dhe paragjykimi duke krijuar në këtë mënyrë modele dhe histori suksesi në komunitetin e tyre. Duke i transformuar ato në modele, jo vetëm që u forcuan por edhe përmirësuan mirëqënien e tyre dhe kapacitetet intelektuale që ato zotërojnë.
· U krijuan mundësi për gratë si të hapin apo të menaxhojnë një biznes të ri; mësuan si të përdorin mjetet dhe hapësirat e duhura për t’u rritur dhe zhvilluar.
· Ato u fuqizuan drejt pavarësisë dhe suksesit në biznes. Pavarësia sociale dhe financiare i ndihmon ato të mos jenë pre e abuzimit, dhunës dhe diskriminimit gjinor. Ky veprim u ka treguar edhe grave të tjera të cilat dëshirojnë të ndërmarrin këto inicitativa të ngjashme se paragjykimet mund të kapërcehen dhe pavarësia bëhet e mundur dhe arrihet me anë të mjeteve praktike.
· Me anë të projektit, gratë rome dhe egjiptiane mësuan mjetet praktike dhe morrën njohuri si të krijojnë produkte të reja duke ricikluar veshje të përdorura; këto janë praktika që gjenerojnë kërkesë të lartë sidomos kur nuk ekzistojnë.
Së fundi, duke u fuqizuar dhe dhe siguruar informacionin dhe aftësitë e nevojshme, këto gra janë në gjendje të bëhen vetë trajnere, duke u mësuar edhe grave të tjera në të ardhmen. Kjo do të ndryshojë mentalitetin dhe do të përmirësojë jetën e tyre.