Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit (S.M.E.) Korçë është krijuar në Prill të vitit 1998 si një element i shoqërise civile për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Rajonit të Korçës e më gjerë.
A.R.ZH. është Fondacion jo fitimprurës.
Fondacioni A.R.ZH. Korçë mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit të Korçës dhe Shqipërisë.
Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka zbatuar shumë projekte për mbështetjen e zhvillimit të rajonit. A.R.ZH. ka bashkëpunuar me donatorë, qeverisjen vendore dhe qëndrore, për zbatimin e projekteve në përmbushje të misionit për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Korçës dhe më gjerë.
Mbështetja për sektorin privat nëpërmjet shërbimeve të konsulencës ka krijuar kushtet për sipërmarrësit që të përmirësojnë biznesin e tyre.
Nëpërmjet kërkimeve dhe studimeve të mundshmërisë Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka krijuar kushtet për institucionet e qeverisjes vendore dhe lokale për të marrë vendimet e duhura lidhur me zhvillimin e biznesit privat dhe të shërbimeve publike.
Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka qenë shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkufitar.
Zhvillimi i rajonit të Korçës e më gjerë nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimit të shërbimeve të qeverisjes vendore ndaj komunitetit, zhvillimit të shoqërisë civile.
Ekspert në fushën e biznesit dhe të shoqërisë civile lidhur me planifikimin e zhvillimin strategjik.
Ekspert në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit.