Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, viziton Inkubatorin e Biznesit Korçë

Ditën e martë, datë 6 tetor 2015, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Zj. Dewi van de Weerd, së bashku me stafin e Inkubatorit të Biznesit Korçë vizituan ambientet gati të përfunduara të bizneseve që së shpejti priten të bëhen pjesë e tij.

Diskutimi u bazua në arritjet që janë bërë në lidhje me këtë investim dhe u theksua bashkëpunimi për projekte të reja midis Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës, Agjencisë Rajonale të Zhvillimit dhe Bashkisë Korçë.

 

 

About the Author

Share