Mbledhja e rradhës së Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Devoll

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V) Devoll organizoi mbledhjen e rradhës për të diskutuar mbi çështjet në vazhdimësi të punës së tij. Diskutimi u ndal tek data e mbledhjes së rradhës për muajin shtator dhe krijimin e grupeve të punës ose nën-komisioneve.  

Gjatë mbledhjes u diskutuan fushat në bazë të të cilave do të bëhej ndarja në grupe e anëtarëve të K.K.Q.V Devoll dhe u përmendën disa prej tyre  si,  fusha e urbanistikës, ekonomisë, shërbimeve, higjienë dhe shëndetësi, bujqësi dhe pyje, arsim & sport, politika e jashtme dhe pushteti vendor & legjislativ.

Anëtarët në grupe do të përzgjidhen në bazë të profesionit përkatës dhe fushës së studimit.  Qëllimi i ndarjes në nën-komisione realizohet për të trajtuar problemet e identifikuara dhe për të dhënë  ide për zgjidhje bazuar në ekspertiza dhe profesiontë të fushave përkatëse. 

Një nga çështjet me rëndësi ku anëtarësia e K.K.Q.V u ndal më së shumti ishte pedonalja e qytetit të Bilishtit. Komuniteti ka mungesë informacioni në lidhje me ndryshimet që do bëhen. Shqetësimet kryesore konsistojnë në aksesin që do ketë biznesi pasi të bëhet mbyllja e projektit dhe në prerjen e pemëve të gështenjave me të cilat qyteti i Bilishti identifikohet. Duke marrë shkas nga kjo, K.K.Q.V do i paraqesë Bashkisë Devoll kërkesën për informacion të projektit që po zhvillohet.

Mbyllja e takimit u realizua në ndarjen e detyrave për çdo anëtar duke specifikuar identifikimin e problemeve të tjera, listimin e tyre dhe zgjerimin e K.K.Q.V Devoll.

About the Author

Share