Takimi i rradhës i Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV) Korçë

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV) Korçë, zhvilloi mbledhjen e rradhës në ambientet e Inkubatorit të Biznesit. Në këtë takim, anëtarët diskutuan draft-rregulloren mbi rolin, funskionimin e KKQV. Pikat e miratuara të rregullores përfshinë: qëllimin e punës së KKQV, proçesin për zgjedhjen e koordinatorit dhe zëvendës koordinatorit, krijimin e grupeve të punës, rolet e anëtarëve mbi përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit publik, anëtarësimit dhe kritereve për pjesëmarrje.

Mbas miratimit të rregullores anëtarët propozuan dhe zgjodhën me votim të hapur koordinatorët. Reformimi i KKQV solli anëtarësim të përfaqësuesve nga zonat rurale, ndaj në respektim të rregullores mbi barazinë e anëtarëve, një nga koordintorët u zgjodh nga Njësitë Administrative.

Në fund të takimit u përcaktua axhenda e diskutimeve për mbledhjen e ardhshme.

KKQV Korçë është një grupim vullnetar i pavarur qytetarësh, i hapur për prurje të reja dhe me anëtarësi të barabartë i cili shërben si organ konsultativ dhe këshillimor për Bashkinë për përmirësim të qeverisjes vendore.

 

About the Author

Share