Mbledhja e rradhës së Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (K.K.Q.V.) Korçë, zhvilloi mbledhjen e rradhës për të diskutuar çështjet në vazhdimësi të funksionimit të tij.

Takimi konsistoi në diskutimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Bashkinë Korçë.

Anëtarët aprovuan formën finale të Marrëveshjes për t’ju paraqitur Bashkisë Korçë për firmosje dhe dakordësi të dyanshme.

A.R.ZH. Korçë prezantoi rezulatet e studimit mbi shërbimet bashkiake dhe vlerësimin e kënaqësise së komunitetit mbi këto shërbime.

Gjatë takimit, anëtarët e K.K.Q.V. Korçë diskutuan edhe disa problematika të qytetit të cilat duhet t’i paraqiten sa më parë Bashkisë Korçë për ndërhyrje. Një nga shqetësimet thelbësore dhe më emergjente ishte furnimizimi me dru zjarri i qytetarëve gjatë stinës së dimrit.

Komisioni do i paraqesë Bashkisë këtë problem duke u bazuar mbi trajtim profesional dhe dhënien e ideve për zgjidhje duke u bazuar mbi vizionin e komunitetit.

K.K.Q.V Korçë do të ndahet në nën-komisione për çështje të ndryshme si : Ekonomi, biznes, legjislacion, turizëm, sport, mjedis, bujqësi, çështje gjinore, sociale, etj. Çdo grup (nënkomisoni) do të ketë për detyrë të diskutojë, lobojë dhe komunikojë mbi çështje specifike të cilat kërkojë nivel ekspertësh.

Mbledhja u mbyll duke vendosur takimin e rradhës dhe procedimin në vazhdimësi të diskutimeve.

About the Author

Share