Takim me fokus grupet - Qarku Vlorë dhe Gjirokastër

U zhvilluan takimet e fokus grupeve për qarkun Vlorë dhe Gjirokastër, për të diskutuar buxhetet e thjeshtuara qytetare në funksion të projektit “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri”, financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara dhe zbatuar nga F.A.R.ZH. Korçë, në bashkëpunim me EIC (Economic Intelligence Center).

Qytetarët u njohën dhe diskutuan buxhetet e thjeshtuara qytetare, duke pasur mundësi të kuptojnë më mirë mënyrën e shpenzimit dhe investimit të taksave të tyre. Ata dhanë ide dhe sugjerime të ndryshme se si mund të përmirësohen akoma më tej këto buxhete, duke bërë të mundur rritjen e angazhimit qytetar në qeverisjen lokale.

Buxhetet e thjeshtuara qytetare janë të paraqitura tek platforma www.matesielektor.al.

Ju mirëpresim të kontribuoni me ide dhe sugjerime mbi shpenzimet/investimet buxhetore lokale apo të qeverisjes qëndrore si dhe mbi premtimet elektorale të realizuara ose të parealizuara të të zgjedhurve lokalë dhe anëtarëve të qeverisë.

About the Author

Share