Takimi koordinues i Komisionit Këshillimor Qytetar (KKQV), Korçë.

Në ambientet e Sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Korçë, u zhvillua takimi koordinues i Komisionit Këshillimor Qytetar me qëllim ristrukturimin dhe rifreskimin e anëtarësisë së KKQV si dhe planifikimin e punës gjatë vitit  2016 e në të ardhmen. Në kuadër të zbatimit të reformës së re territoriale synohet rikompozimi i këtij komisioni me përfshirjen e përfaqësuesve nga njësitë administrative rurale, për të siguruar kështu përfaqësim dhe kontribut qytetar me bazë të gjerë.

A.R.ZH. mundësoi pjesëmarrjen me përfaqësues nga komisionet qytetare të ngritura në njësitë administrative rurale të Bashkisë Korçë.

Pjesëmarrja është vullnetare. Të gjithë qytetarët që e ndjejnë se mund të japin kontribut mund të na kontaktojnë. Sidoqoftë kur të përcaktohet takimi i radhës, do të bëhet publik në këtë faqe. Besojmë se takimi do të zhvillohet gjatë muajit Maj.

 

Ju lutemi të vazhdoni të raportoni problemet e komunitetit në portalin qytetar “portali.rda-korca.org”. Numri i raportuesve deri në këto momente është 47. Janë raportuar rreth 257 problematika. Kanë gjetur zgjidhje rreth 20 problematika dhe vazhdohet të ushtrohet presion pranë administratës së bashkive Devoll, Elbasan dhe Korçë.

About the Author

Share