PROFILI

Fondacioni Agjensia Rajonale e Zhvillimit (S.M.E.) Korçë është krijuar në Prill të vitit 1998 si një element i shoqërise civile për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Rajonit të Korçës e më gjerë.


 

 


 

1
Statusi Legal

A.R.ZH. është Fondacion jo fitimprurës.

Fondacioni A.R.ZH. Korçë mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit të Korçës dhe Shqipërisë.

2
Aktiviteti

Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka zbatuar shumë projekte për mbështetjen e zhvillimit të rajonit. A.R.ZH. ka bashkëpunuar me donatorë, qeverisjen vendore dhe qëndrore, për zbatimin e projekteve në përmbushje të misionit për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Korçës dhe më gjerë.

Mbështetja për sektorin privat nëpërmjet shërbimeve të konsulencës ka krijuar kushtet për sipërmarrësit që të përmirësojnë biznesin e tyre.

Nëpërmjet kërkimeve dhe studimeve të mundshmërisë Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka krijuar kushtet për institucionet e qeverisjes vendore dhe lokale për të marrë vendimet e duhura lidhur me zhvillimin e biznesit privat dhe të shërbimeve publike.

Fondacioni A.R.ZH. Korçë ka qenë shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkufitar. 

3
Misioni

Zhvillimi i rajonit të Korçës e më gjerë nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimit të shërbimeve të qeverisjes vendore ndaj komunitetit, zhvillimit të shoqërisë civile.

4
Fushat e ekspertizes
  • Zhvillimi rajonal i biznesit të vogël dhe atij të mesëm.
  • Krijimi i kapaciteteve të organizmave të shoqërisë civile të afta për të udhëhequr në shoqëri.
  • Përgatitjen dhe zbatimin e projekteve dhe programeve të ndryshme për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të rajonit.
  • Nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar.
 
 

Burimet Njerezore

Bordi Drejtues dhe stafi 2015 - 2018 
Aurel Grabocka
Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv

 

 

 

Share