Date: 
July, 2016 to July, 2018

 

Financuar nga: Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

 Zbatuar nga: Bashkia Elbasan dhe partneri i saj Agjensia Rajonale e Zhvillimit (A.R.ZH.) Korçë.

Projekti zbatohet në Njësitë Administrative: Paper; Shirgjan; Tregan; Gjergjan; Zavalinë; Labinot Fushë; Labinot Mal; Shushicë; Funar.

Objektivi kryesor i këtij projekti është të fuqizohet komuniteti duke siguruar zgjidhje të përhershme për ambientet e shkollave dhe infrastrukturës që lidhet me to me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të shkollave si qëndra komunitare.  

Disa nga objektivat specifike të projektit janë:

1. Krijimi i një mjedisi mësimor të sigurt dhe të pastër për komunitetet e zonës;

2. Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies sidomos për vajzat dhe nxënesit me aftësi të  kufizuara të cilët ndikohen në mënyrë negative nga kushtet e këqija të shkollës;

3. Maksimizimi i frekuentimit nga nxënësit;

4. Rritja e cilësisë së arsimit për 1646 nxënës;

5. Reduktimi i fenomenit të braktisjes së shkollës në përgjithësi dhe nga vajzat në veçanti;

6. Krijimi i mundësive të barabarta për arsim për 1646 fëmijë dhe 31.092 banorë në zonat rurale të Elbasanit;

7. Ndikim në ekonomi me anë të uljes së kostove të mirëmbajtjes dhe ambienteve pas përmirësimit;

8. Zhvillimi i shkollave si qëndra komunitare për t’u shërbyer komuniteteve të synuara;

9. Përmirësimi i barazisë së zhvillimit midis zonave rurale dhe urbane në Bashkinë e Elbasanit;

10. Krijimi i kushteve më të mira për fëmijet në përgatitjen e tyre për të ardhmen dhe pjesëmarrja në zhvillimin e rajonit dhe Shqipërisë;

11. Rritja e fuqisë së progresit për zonat rurale;

12. Përmirësimi i kushteve të mësimit në zonat rurale;

Në përfundim të projektit, priten këto rezultate:  

  • Infrastrukturë e përmirësuar në 11 shkolla dhe ndërtimi i urës së Lugaxhit.
  • Përmirësim i kushteve të arsimit dhe të mësuarit në këto shkolla;
  • Qëndrim pozitiv ndaj shkollimit dhe ambienteve ku zhvillohet ai për 31,092 njerëz dhe 1646 nxënës;
  • Motivim më i mirë për nxënësit dhe mësuesit;
  • Performancë më e mirë e nxënësve dhe mësuesve;
  • Siguri për nxënësit dhe mësuesit;
  • Kushte më të mira për shëndetin e nxënësve.
  • Lidhje më të mira midis shkollave dhe banorëve të këtyre zonave;
  • Hapje vendesh te reja pune;
  • Aktivitet ekonomik në rritje për rajonin;  
  • Më pak konservatorizëm në rajon. 

 

Share