Ceremonia e mbylljes së projektit: “SOT - Zhvillimi i inovacionit në bujqësi duke synuar krijimin e bizneseve të reja në fermat e së ardhmes”
U zhvillua ceremonia e mbylljes së projektit “SOT - Zhvillimi i inovacionit në bujqësi duke synuar krijimin e bizneseve të reja në fermat e së ardhmes”, ku morën pjesë përfitues të projektit, fermerë dhe anëtarë të Këshillit Rural.
Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i gatimeve me bazë molle, duke synuar rritjen e konsumit të mollës nga familjet e qytetit të Korçës.
Falenderojmë për bashkëpunimin Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Korçë, drejtoreshën znj. Anxhela Taho, instruktoren e kursit të kuzhinës znj. Adelina Andrea dhe kursantët e kuzhinës të cilët përgatitën gatimet e shijshme me bazë molle.
Për gjithë kohëzgjatjen e projektit falenderojmë stafin e Bashkisë Korçë për mbështetjen. Veçanërisht falenderojmë z. Thanas Tona, nënkryetar i Bashkisë Korçë dhe të gjithë administratorët, të cilët kanë qenë një pjesë e rëndësishme në mbështetje të suksesit të projektit.
Projekti “SOT – Zhvillimi i inovacionit në bujqësi duke synuar krijimin e bizneseve të reja në fermat e të ardhmes” u mbështet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të programit EU For Innovation.